Replikat e deputetëve të VV-së befasojnë nënkryetarin Kujtim Shala

Aktuale

Replikat e deputetëve të VV-së befasojnë nënkryetarin Kujtim Shala

Më: 27 janar 2022 Në ora: 19:14
Kujtim Shala

Rekomandimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, që maska të mos mbahet në hapësira të jashtme ngjalli pakënaqësi tek bashkëpartiaku i tij, Jahja Kokaj.

Ky i fundit iu kundërpërgjigj Golës duke cituar një thëne të Fan Nolit.

“Kur deputetët i bien fyellit e atdheu digjet, mozomakeq për atë vend”, tha deputeti Kokaj.

Tutje Jahja Kokaj tha se deputetët po japin ‘ders’ shkencor persona që s’janë aspak kompetent.

“Mua po më duket që me pesë-gjashtë orë sa janë këtu njerëzit flasin pakurfarë kompetence, njerëzit flasin përsëritje dhe flasin për cështje politike kurse jo për zgjidhjen e problemit. Fillimisht ky problem është shkencor dhe unë s’kam kompetencë të flas për këtë problem – por unë po flas për diskutimin e kolegëve të mi të nderuar që japin ders shkencor kur s’janë kompetent e për këtë të mos humbim kohë”, shtoi ai.

Pas kësaj deputeti Ardian Golaj ka kërkuar që të sqarohet me arsyen se nuk ishte krejtësisht i qartë. Sipas Golajt edhe vendet tjera të botës nuk praktikojnë bartjen e maskës në ambientet e jashtme.

“Shumë shkurtë deshta me u sqaru se ndoshta nuk kam qenë krejtësisht i qartë. Kam folë vetëm për bartjen e maskave në mjedise të hapura vetëm në sheshe në natyrë. Ndoshta nuk aludoj parafolësi tek unë, por vetëm të jemi të qartë. Nuk po thirrem në ekspertizë timen, por nëpër shkrime, si dhe është praktikë e vendeve tjera”, tha Golaj.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Kokaj, i cili i tha bashkëpartikaut të tij se nuk e kishte aluduar tek ai.

“Shiko unë nuk aludova burrë unë për ty për punë të distancës, unë aludova për këdo që flet në këtë mënyrë. Përndryshe maskat në qoftë se kërkohet duhet të mbahen, se ti ski maskë del ai përpara edhe ti flet e ja ngjet. Ose ti del me ble diçka, ti duhet me pas maskën kur flet përballë njëri – tjetrit”, përfundoi ai.

E kërkesën për këtë kundëreplikë nga Jahja Kokaj e konsideroi të paqartë nënkryetari i kuvendit Kujtim Shala.

“Nuk e kisha të qartë se si mund të replikohet brenda grupit parlamentar”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat