​BE dhe BERZH ndajnë 1 milion euro për NVM-të në Kosovë

Aktuale

​BE dhe BERZH ndajnë 1 milion euro për NVM-të në Kosovë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 12:35
Pamje nga takimi

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkroi një paketë të asistencës teknike prej 1 milion Euro, e financuar nga Bashkimi Evropian (BE), për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë. NVM-të lokale tani mund të përfitojnë nga shërbimet këshilluese të përshtatura, të dizajnuara për t'i ndihmuar ato të ndërtojnë kapacitetet e tyre të eksportit dhe të kenë mundësi të reja për rritje dhe zhvillim.

Këtë e ka bërë të ditur në një komunikatë për media Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), përmes së cilës tha se paketa e asistencës teknike është pjesë e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit BERZH-i ofron kredi dhe BE-ja kontribuon me grante nxitëse.

Edhepse NVM-të në Kosovë përbëjnë 99.8 % të bizneseve të regjistruara dhe pothuajse 80 për qind të punësimit, ato vazhdojnë të përballen me sfida që pengojnë aftësinë e tyre për të konkurruar në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Programi do të fokusohet që t’ju ndihmojë NVM-ve për të sjellë në standardet e BE-së kapacitetet e tyre prodhuese, cilësinë e produktit dhe qëndrueshmërinë mjedisore”, thuhet në komunikatë.

Sipas EBRD, projektet këshillimore do të mbështesin rimëkëmbjen e SME-ve dhe do t'i ndihmojnë ato të kompensojnë ndikimin negativ në biznesin e tyre duke i ndihmuar ato të ndërtojnë aftësi kyçe në menaxhim, modele biznesi, komunikim, menaxhim të zinxhirit të furnizimit dhe diversifikimin e shitjeve, ndër të tjera.

Aktivitetet e zhvillimit të tregut dhe sektorit do të implementohen me synimin për të nxitur një mjedis për ndërmarrësi, duke ofruar trajnime dhe seminare për ngritjen e kapaciteteve për të përmbushur nevojat e ndërmarrjeve dhe konsulentëve, duke ndihmuar në të njëjtën kohë shoqatat e biznesit dhe sektorit t'u shërbejnë më mirë klientëve të tyre SME.

Neil Taylor, shefi i BERZH-it për Kosovë tha se bashkëpunimi i vazhdueshëm me BE-në po bën të mundur që të ndihmohen shumë ndërmarrës në në Kosovë që të ndërtojnë aftësi të reja, të eksportojnë më shumë dhe të bëhen më të gjelbër.

Nxitja e sektorit privat është prioriteti ynë i parë në strategjinë tonë të re të BERZH-it të miratuar këtë javë”, tha ai.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se financimi shtesë për shërbimet këshillimore sinjalizon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për NVM-të e Kosovës dhe do t'u mundësojë atyre të bëhen konkurrente në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Kosova u bë anëtare e BERZH-it dhe vendi i operimit në dhjetor 2012. Që atëherë, Banka ka investuar 545 milionë euro në Kosovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat