Parashikimi i motit në Kosovë

Aktuale

Parashikimi i motit në Kosovë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 07:00
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius.

Ky ndryshim i temperaturave do të krijojë kushte që në shumë lokalitete të krijohet mjegulla si dukuri, ndërsa ngricat mbeten të pranishme gjatë natës dhe orëve të para të ditës, prandaj rekomandohet kujdes i shtuar në trafik.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat