Escobar nga Asociacioni krijon guaskë të parëndësishme - reagojnë serbët

Aktuale

Escobar nga Asociacioni krijon guaskë të parëndësishme - reagojnë serbët

Nga: F. B. Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:01
Gabriel Eskobar

Për Serbinë nuk vjen në shprehja vetëm asociacioni në parime të marrëveshjes së arritur në Bruksel me kompetenca ekzekutive në të cilat është obliguar Prishtina dhe kanë garantuar ShBA dhe BE, kjo mund të ishte përgjigja e palës serbe në përpjekjen e shtyrjes së modeleve të reja të asociacionit, thonë bisedues të “Novosti”, që përbën një perde tymi për shndërrimin e asociacionit në guaskë në nivelin e shoqatës joqeveritare, transmeton “Bota Sot”.

Në prag të ardhjes së dy diplomatëve amerikano-evropian Eskobar edhe Lajçak në Beograd me 2 shkurt, kanë nis të vijnë porosi se asociacioni duhet të formohet po është vendim sovran i qeverisë në Prishtinë si do të duket ajo dhe çfarë kompetenca do të ketë, praktikisht edhe pse vijnë të zhbllokojnë dialogun vetë e shtyjnë në pengesa të reja.

Kështu ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Eskobar dhe i dërguar amerikan për Ballkan ka thënë se “ka modele të ndryshme të funksionimit, ndër të cilët edhe ai për koordinimin më të mirë lokal pa nivel të dytë apo kompetenca ekzekutive”.

Njëjtë për asociacioni ka fol edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Hovenier: "ka modele në të cilat mendojmë s mund të funksionojnë dhe kemi inkurajuar qeverinë e Kosovës të shqyrtojë këto modele”.

Për kreun e Këshillit për Kosovë Drecun nuk ka dilemë se deklarata e Eskobar dhe propozimi i ri për asociacionin vetëm sa inkurajon Prishtinën që mos të formojë fare asociacionin apo ta shndërrojë atë në diçka krejt jo funksionale që nuk do sjell asnjë përfitim popullit serb në Kosovë, nuk do përmirësoj sigurinë e saj, shkallën e të drejtave as statusin ekonomik:

“Nuk ka ndryshime në asociacion, nuk mundet që vazhdimisht të mbështet Prishtina edhe të ndryshohet ajo për çka ka pasur pajtim. Marrëveshja e Brukselit duhet të përmbushet si është pajtuar nga palët, në të kundërt ShBA që ishte pjesëmarrëse dhe jo përgjegjëse jo serioze dhe e papërcaktuar si Prishtina. Si mund të vazhdojmë dialogun dhe marrëveshjen me shqiptarët? Kemi marr leksione nga shkeljet e rezolutës 1244 të OKB-së, kjo përpjekje e re për shkeljen e marrëveshjes së Brukselit vetëm sa ul gjasat edhe ashtu minimale për vazhdim të dialogut edhe përparim” tha ai.

Sipas Drecun qëndrimi i Beogradit është i qartë – nuk ka vazhdim të dialogut deri sa nuk formohet asociacioni si jemi pajtuar në Bruksel me kompetenca ekzekutive. Asociacioni nuk është menduar si shprehet Eskobar “si pushtet i dytë”, por si mundësi e mekanizmit funskional në Kosovë që serbëve iu mundëso jetë normale.

Në përpjekjet që Beogardi të i “imponohet” modele të reja për asociacionin, nga zyra e ashtuquajtur për Kosovë thonë se në marrëveshjet e deritashme në Bruksel “gjendet modeli i vetëm i ekzistimit të asociacionit, si është arritur pajtimi nga palët dhe BE”.

Në marrëveshjen e parë të Brukselit në vitin 2013 në 6 pikat e para që kanë të bëjnë me asociacionin në komunat me shumicë serbe është parashikuar që në bazë të statusit shpërndarja mund të ndodhë vetëm nga vendimi i komunave. Pastaj në vitin 2015,  janë miratuar parimet që janë elementet kyçe në 22 pika.

Ndër tjera disa nga kompetencat e saj sipas kësaj marrëveshje janë:

* forcimi i demokracisë lokale, mbikëqyrja e plotë e zhvillimit lokal ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale, sikurse edhe planifikimi rural edhe urban

* Asociacioni duhet të ketë Kuvendin, kryetarin që prezanton asociacioni para institucioneve qendrore edhe jashtë Kosovës, nënkryetarin, këshillin, administratën, zyrën e ankesave dhe selia të përcaktohet në status.

Drejtori i zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë Petkoviç  është takuar në Berlin me sekretarin e ministrisë së jashtme gjermane Andreas Mihaelis dhe mori pjesë në drekën e punës me Aleksandar Jung nga shërbimi i kancelarit dhe udhëheqësin e sektorit për Ballkan në ministrinë e jashtme.

Petkoviç sipas “Novosti” i ka bartur qëndrimin e Beogradit për nevojën e përmbushjes së marrëveshjeve të deritashme përfshirë këtu asociacionin, shqetësimin për aktet destruktive që rrezikojnë serbët dhe posaçërisht ka nënvizuar nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë me 3 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat