Frashër Krasniqi e quajti ‘zagar’, reagon sërish Pozhari - ia rekomandon urgjentisht rehabilitimin në psikiatri

Aktuale

Frashër Krasniqi e quajti ‘zagar’, reagon sërish Pozhari - ia rekomandon urgjentisht rehabilitimin në psikiatri

Nga: A.M. Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 10:40
Xhevdet Pozhari

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka pasur një debat të ashpër me analistin Xhevdet Pozharin, derisa edhe e ka ofendua duke i thënë ‘zagar’.

I gjithë debati erdhi pasi Pozharit në një postim në Facebook kishte deklaruar se Molliqaj “ka nevojë për ndihmë të profesionistëve të shëndetit mendor”.

Mirëpo, pas debatit me Krasniqin, Pozhari deklaroi se jo vetëm kreu i PSD-së, por i gjithë “sekti i tyre kanë nevojë për ndihmë të psikiatrit”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Definitivisht mbrëmë u binda se jo veç Dardan Molliqaj, por krejt sekti i tyre kanë nevojë për ndihmë të psikiatrit. Dhe, kjo nuk është asgjë e keqe. Qysh sëmuret trupi, sëmuret edhe shpirti.

Kush ua don të mirën do t'ju rekomandonte rehabilitim urgjent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat