​Vëzhguesit evropianë të shqetësuar me mungesën e transparencës në financimin e fushatës nga partitë

Aktuale

​Vëzhguesit evropianë të shqetësuar me mungesën e transparencës në financimin e fushatës nga partitë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 14:58
Pamje nga tryeza

Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve i konsideroi të organizuara mirë zgjedhjet lokale të vitit 2021. Sipas tyre, liritë themelore janë respektuar dhe votuesve i është ofruar mundësia për të zgjedhur, me përjashtim të komunave veriore.

Megjithatë, në publikimin e raportit përfundimtar të zgjedhje i adresuan 23 rekomandime institucioneve kosovare për përmirësimin e mëtutjeshëm të procesit zgjedhor. Të njëjtit, shqetësuese e konsiderojnë vazhdimin e mos llogaridhënës dhe transparencës së financimit të fushatave të partive dhe kandidatëve. Rrjedhimisht, kërkojnë nga Kuvendi që të organizojë auditimin financiar të partive çdo vit.

Shefi i vëzhguesve të BE-së, Lukas Mandl, përgëzoi KQZ-në se ka bërë përgatitjen zgjedhore në mënyrë profesionale duke respektuar gjitha afatet kohore.

Mandl: Zgjedhjet lokale 2021 kanë qenë të organizuara mirë

“Zgjedhjet lokale 2021 kanë qenë të organizuara mirë nga KQZ-ja e kryesuara nga Kreshnik Radoniqi. KQZ bëri përgatitjen zgjedhore në mënyrë profesionale duke respektuar të gjitha afatet kohore dhe kishte një lloj niveli të lartë të besimit nga gjitha palët e interesit. Liritë themelore janë respektuar dhe votuesve i është ofruar një mundësi e vërtet për të zgjedhur, me përjashtim të komunave në pjesën veriore ku gara ishte e kufizuar. Votimi në dy raundet më 17 tetor dhe 14 nëntor është vlerësuar jashtëzakonisht në mënyrë pozitive nga vëzhguesit e BE-së. Tabelimi i rezultateve të raundit të parë ishte i përpiktë dhe transparent, por zgjati deri në mbrëmje të raundit të dytë duke zbuluar disa dobësi në numërim të regjistrim të rezultateve”, tha ai.

Shqetësuese, Mandl e konsideroi mungesën e transparencës dhe llogaridhënies të financimit të fushatave zgjedhore nga ana e partive dhe kandidatëve.

Mandl: Shqetësuese mungesa e transparencës dhe llogaridhënies së financimit të fushatave.

“Në mesin e gjërave që brengosin mund të përmendi vazhdimin e mungesës së transparencës dhe llogaridhënies në përputhje me financimin e fushatave të garuese të kandidatëve. Derisa korniza ligjore ofron një bazë adekuate për zgjedhje janë disa mangësi që ekzistojnë se një kohë të gjatë dhe duhet të adresohen”, deklaroi ai.

Më tej, ai paraqiti disa nga rekomandimet që sipas tij do të përmirësonin procesin zgjedhor.

Mandl: Kuvendi të organizojë auditimin financiar të gjitha partive politike çdo vit

“Kuvendi i Kosovës kërkohet të organizojë auditimin financiar të të gjitha subjekteve politike çdo vit. Në praktik auditimi i mungon dhe ato bëhen me disa vite vonesë dhe vetëm me partitë parlamentare, duke penguar kështu verifikimin kuptimplotë të financave të partive dhe zbatimin me kohë të ndëshkimeve... Të ketë dispozita për kontestimin e rezultateve përfundimtare zgjedhore që publikohen nga KQZ-ja dhe të qartësohen paqartësitë lidhur me ankesat që kanë të bëjnë me votimin, numërimin dhe procesin në QNR... Ne rekomandojmë që të ri-dizajnohen fletëvotimet për zgjedhjet komunale në mënyrë që votuesit t’i kuptojnë më lehtë dhe të informohen si duhet votuar”, tha ai.

Mandl kërkoi që të modernizohet metoda e regjistrimit të qytetarëve si votues nga jashtë Kosovës dhe të ketë legjislacion adekuat që reflekton fushatën digjitale.

Krahas këtyre, ai tha se partitë politike duhet të kenë politika të brendshme që promovojnë pjesëmarrjen e grave në politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat