Fillon lufta speciale ruse / Skenari parë, kërcënimi flagrant ndaj Shqipërisë!

Aktuale

Fillon lufta speciale ruse / Skenari parë, kërcënimi flagrant ndaj Shqipërisë!

Nga: Idriz Morina Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 19:25
Forcat speciale shqiptare, dikur në misionin Eagle 5

Federata e Rusisë, i ka nisur Shqipërisë një letër të pazakontë, por me kërkesë ultimative për t’iu përgjigjur asaj, në hallet që ka ajo.

Rusia, që për shumë vite e mbante Shqipërinë si robëreshë, në paktin e Varshavës, po beson se Shqipëria, mund të jetë një viktimë e ardhshme e saj, nëse ajo i del kundër në qëndrime.

Në frymën e totalitarizmit

Në fakt intencën e kërcënimit nuk mund ta dimë, por Rusia definitivisht është duke i hapur probleme shqiptarëve. Pavarësisht që shumë shqiptarë, deri para pak ditësh nuk shihnin asnjëlloj lidhje ndërmjet kërcënimit të saj për Ukrainën, tashmë edhe zyrtarisht, Shqipëria është në telashe me shtetin e dikurshëm sovjetik, tek i cili janë shkolluar shumë shqiptarë të Shqipërisë, në frymën e ideologjive ruse, të marksizëm leninizmit, dhe të totalitarizmit.

“Ne presim përgjigjen tuaj të menjëhershme”, thuhet në letrën e Rusisë, përkatësisht të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, drejtuar Shqipërisë.

Po ashtu një letër e ngjashme i është drejtuar edhe disa shteteve perëndimore, përfshirë SHBA-ve.

Por, artikulimi kërcënues, urdhërues për përgjigje të menjëhershme, është përçmues për Shqipërinë si shtet. Një komunikim i tillë, mundësisht është mirë të mos legjitimohet, pra që t’i kërkohet me mirësjellje një letër tjetër, sepse si e tillë është e patrajtueshme.

Pastaj, kur të kishin rishkruar një letër, do të mund ta shprehte Shqipëria pozitën e vet, si anëtare dhe si vend i obliguar për të bashkëvepruar, nëse Aleancës i cenohen interesat drejtpërdrejtë.

Në rast, se Rusia do të refuzonte të shkruante një letër tjetër, atëherë edhe më lehtë për Shqipërinë, nuk do të kishte nevojë fare që t’i përgjigjet, por në aspektin diplomatik, do të ishte zgjuarsi.

Një nga mënyrat për ta trajtuar letrën e Rusisë, është që të mos e trajtojë fare, në kuptimin që t’mos i kthejë asnjë përgjigje fare.

Por, t’i kthehemi edhe njëherë kërcënimit rus, përkatësisht interpretimit të shenjës urdhëruese, “të menjëhershme”.

Pse kërcënim? Një kërkesë ultimative, e shprehur ashtu nuk përmban mesazh më të qartë kërcënues. Kërcënim më i madh, do të ishte vetëm nëse flet për pasoja, në rast se Shqipëria, përkatësisht ajo do t’i përgjigjej se do të rreshtohet me Aleancën.

Por, pavarësisht nga përgjigja besoj, se përveç letrës Rusia mund të ketë provuar apo do të provojë, ta shpjegojë, jo kërkesën e saj ultimative, por drejtpërdrejtë se me çfarë pasojash mund të ballafaqohet nëse ajo, vendos të rreshtohet përkrahë Ukrainës.

Skenare të tjera

Në një kuptim, kërcënimi rus, mund të përmbajë të koduar, një mesazh kërcënimi për udhëheqësit e vendit. Rënia e Ilir Metës, president duket punë e kryer, atëherë në shfaqje mbetet vetëm kryeministri Edi Rama.

Pra, ndoshta kjo letër mund të jetë një mesazh, se nëse Qeveria e Shqipërisë e injoron ultimatumin rus, Edi Rama mund të ballafaqohet me shpalosjen e dosjeve masive. Të shpresojmë, që këtë skenar se ka në mendje Rusia, por thjesht po merret drejtpërdrejtë me shtetin shqiptar.

Ndoshta ky ultimatum mund të jetë mesazh edhe për Kosovën, pra si një kërcënim që shteti ynë mund të ketë pasoja në të ardhmen, apo t’i vuajë edhe qëndrimet e Shqipërisë dhe të mbetet një vend i izoluar.

Nuk është vetëm pyetja dhe kërkesa ultimative për përgjigje. Brenda në letër është edhe një kërcënim tjetër serioz. Pasi kërkojnë përgjigje të qartë, për një çështje tjetër konkrete, vlerësojnë se vetë ajo, “parimi i sigurisë së pandashme”, “është detyrim” për Shqipërinë. Në fund të pasusit, i kërkohet që nëse Shqipëria e refuzon ‘detyrimin’, prapë i kërkohet ta shprehë “qartë”.

“Ne duam të marrim një përgjigje të qartë për pyetjen se si partnerët tanë e kuptojnë detyrimin e tyre për të mos forcuar sigurinë e tyre në kurriz të sigurisë së shteteve të tjera në bazë të përkushtimit ndaj parimit të sigurisë së pandashme. Sa synon konkretisht Qeveria juaj ta përmbushë këtë detyrim në aspektin praktik në rrethanat aktuale? Nëse e refuzoni këtë detyrim, ju kërkojmë ta shprehni qartë këtë”, thuhet në letër.

Pra, kërcënimet dhe shprehjet qortuese për Shqipërinë, ende pa marrë përgjigje janë të pranishme në letër. Pra, flet, pa pikë respekti për shtetin tonë amë.

Rusia duke kërkuar më shumë sqarime nga Shqipëria, i kërkon përgjigje ‘kombëtare’, jo tjetër

Në disa vende letra përmban edhe tone, të cilat, duan të shprehin partneritet me Rusinë. “Përgjigja juaj do të ndihmojë për të kuptuar më mirë shkallën e aftësisë së partnerëve tanë për të qëndruar besnikë ndaj angazhimeve të tyre, si dhe perspektivat për përparim të përbashkët drejt uljes së tensioneve dhe forcimit të sigurisë evropiane”.

Rusia në këtë rast, partneritetit i referohet, ‘instrumenteve të samitit të Stambollit dhe të Astanës”. “Pa pasur qartësi të plotë për këtë çështje kyçe që lidhet me ndërlidhjen e të drejtave dhe detyrimeve të miratuara në nivelin më të lartë, është e pamundur të sigurohet ekuilibri i interesave të mishëruara në instrumentet e samiteve të Stambollit dhe Astanës”, thuhet në letrën ruse.

Në fund të letrës, thuhet ajo, që e cituam në fillim, kërkesa ultimative ruse. “Ne presim përgjigjen tuaj të menjëhershme. Nuk duhet të zgjasë shumë, pasi çështja është të sqarohet mirëkuptimi mbi bazën e të cilit Presidenti/Kryeministri juaj nënshkroi detyrimet përkatëse.

Ultimatumet ruse, duhet të lexohen para së gjithash duke u bazuar në kulturën apo traditën kulturore ruse, të cilën e ka shpjeguar më së miri në “Kultura dhe bumi” Jurij Lotman, sipas të cilit, ajo karakterizohet nga sistemi binar, që në vete e përmban vetëm dy përgjigje, atë evolucionare- lineare, dhe atë revolucionare, pra në këtë rast, përgjigjen me armë, në rastin e mundshëm!

Rusia duke kërkuar më shumë sqarime nga Shqipëria, i kërkon përgjigje ‘kombëtare’, jo tjetër.

“Gjithashtu presim që përgjigja ndaj kësaj letre të jepet në cilësinë kombëtare, pasi angazhimet e sipërpërmendura janë marrë nga secili shtet ynë individualisht dhe jo brenda asnjë blloku apo në emër të tij”, thotë ai.

Po ashtu vlen t’i kushtohet vëmendje, këtij konstrukti fjalësh: “për të kuptuar më mirë shkallën e aftësisë së partnerëve tanë për të qëndruar besnikë ndaj angazhimeve të tyre”. Ky konstrukt fjalës, përveç se thirrët në të tashmen është shkruar ashtu, që në ndërdije t’ua kujtoj shqiptarëve, dikur ishin partnerë strategjik, ushtarak e politik, kur Shqipëria ishte në Paktin e Varshavës.

Shqipëria, ia pat dalur në vitin 1968 ta braktiste Paktin e Varshavës dhe të dëbonte ushtrinë ruse nga Shqipëria. Ajo ishte bërë anëtare në vitin 1955.

Kundërpërgjigje

Pak ditë më parë në Shqipëri u vendos Shtabi i Forcave Speciale të SHBA-ve, nga ku urdhërohen dhe kontrollohen operacionet speciale, përfshirë edhe rastet e evitimit të një konflikti apo edhe të ndërhyrjes në operacione speciale, të papritura.

Vendosja e Shtabit është bërë me kërkesë të Shqipërisë, dhe se SHBA-të, e kanë zgjedhur Shqipërinë përpara çdo shteti tjetër në Ballkan.

Shqipëria është anëtare e NATO-s nga viti 2009, dhe si vend anëtar, në rast se zhvillohet konflikti Rusi-Ukrainë, dhe përhapen në cilindo shtet europian, anëtar i NATO-s, është e obliguar që të marrë pjesë në luftë kundër Rusisë.

Së këndejmi, Rusia duke e parë gatishmërinë e qartë të Shqipërisë se do të lëviz në harmoni me bllokun e Aleancës, po provon ta zmbraps Shqipërinë dhe çdo shtet tjetër nëpërmjet dërgimit të mesazheve frikësuese edhe kërcënuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat