Drejtori i “AgroKosova Holding”: AKP ka ekzekutuar vendimin sikur të ishte gjykatë

Aktuale

Drejtori i “AgroKosova Holding”: AKP ka ekzekutuar vendimin sikur të ishte gjykatë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 00:02
Aziz Tafaj

Agjencia Kosovare e Privatizimit, me asistencën e policisë, të enjten ka marr në menaxhim kompaninë “AgroKosova Holding”.

Sipas AKP-së “Agrokosova Holding”, është privatizuar më 2007 nga nga Blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI, për shkak të mospërmbushjes së zotimeve të marrëveshjes dhe shkeljeve të rënda të kushteve të kontratës, sipas AKP-së ky institucion është detyruar ta vë nën administrim të drejtpërdrejtë këtë ndërmarrje.

Me këtë nuk u pajtua drejtori i kompanisë, Aziz Tafaj, sipas të cilit vendimi AKP-së është i njëanshëm.

Tafaj tha se sot ëshë kryer një akt i vetëgjyqësisë.

“Refuzimi jonë ka qenë një akt legjitim për arsye se sot është kryer një akt i vetëgjyqësisë. edhe pranimi i një akti të tillë është pranim i vetëgjyqësisë dhe një akt i tillë është i patolerueshëm. Është në kundërshtim me ligjet pozitive të Kosovës. Dhe me këtë rast bordi i AKP-së ka bërë shkelje sepse ka marrë një vendim dhe ka ardhur për ta ekzekutuar sikur të ishte palë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat