Çun Lajçi reagon për profesorin nga Vushtrria – ja me çfarë nuk pajtohet?

Aktuale

Çun Lajçi reagon për profesorin nga Vushtrria – ja me çfarë nuk pajtohet?

Nga: M.H. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 13:29
Çun Lajçi

Aktori shqiptar Çun Lajçi ka reagur në lidhje me ngjarjen e profesorit nga Vushtrria.

Ai përmes një shkrimi në Facebook përgëzon profesorin që ka vallëzuar duke u shprehur që nuk është bë kiamet që ka vallëzuar në banesën e tij, përcjell “Bota sot”.

Por s’po me duket e hieshme me këta “mentarët” që po kërcejnë me pleq e plaka, keshe po e përkrahim arsimtarin, shton ndër të tjera aktori.

Postimi i plotë

Bane Zot hajër

Paska vallzua arsimtari për qejf t’vetin n’banesën e vet. Mirëboll. S’u ba kjameti!

Edhe pse, ma mirë t’kishte vallzua me nxanësa n’shkollë, e ti kishte mësua si vallëzohet. Po nejse! S’jam kundër vallëzimit as kangës as arsimtarit. I lumtë atij që din e turp deputetës që e përbuzi!

Por s’po me duket e hieshme me këta “mentarët” që po kërcejnë me pleq e plaka, keshe po e përkrahim arsimtarin, e me Televizionet, tue intervistua, thua se e paska marrë çmimin Nobel për letërsi!

S’po di!

Bane Zot hajër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat