Qendrim Ahmeti, djali i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmetit është shkarkuar nga pozita e Ushtrues Detyre i Shefit të Zyrës Ligjore në Ndërmarrjen Publike “KRU Prishtina”.
Këtë e ka konfirmuar Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj kompanie publike, Sokol Xhafa.
“Gjatë mandatit tim është emëruar U.D i shefit të zyrës ligjore dhe këto ditë është liruar nga ajo pozitë për tu rikthyer në pozitën qe ka qenë”, tha Xhafa për Insajderin.
Qendrim Ahmeti para se të kalonte në pozitën e Ushtrues Detyre të Shefit të Zyrës Ligjore në Ndërmarrjen Publike “KRU Prishtina”, ishte zyrtar personeli ne administratë, pozitë në të cilën është rikthyer me vendimin e Kryeshefit Ekzekutiv Sokol Xhafa.