Përplasja me Kërçelin, flet Arben Gashi

Aktuale

Përplasja me Kërçelin, flet Arben Gashi

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 11:36
Arben Gashi dhe Kujtim Shala

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi ka folur për përplasjen në Kuvend, si pasojë e së cilës dështoi mbledhja e Kryesisë.

Gashi në një konferencë për media tha se “as nuk e kam prekur me dorë”, Ilir Kërçelin, shefin e kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Konjufca tha paraprakisht se Gashi ia kishte mësyar ta sulmonte fizikisht Kërçelin.

“Kryetari i Kuvendit e kishte marrë me vete edhe shefin e kabinetit i cili kishte bërë shkelje të detyrave… Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent. Kryetari nuk pranoi që ai të largohet dhe mbledhja dështoi”, tha Gashi, duke theksuar se ka mbajtur distancë me shefin e kabinetit të Konjufcës.

Gashi tha se Kërçeli nuk duhej të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Kuvendit.

“Specifikat e këtij institucioni nuk lejojnë që shefi i kabinetit të bëhet palë në debatet e brendshme politike”, tha ai.

Kërçeli ka thënë dje se një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dy vjet ka shpenzuar 10,440 euro para të shtetit për derivate, duke aluduar në Gashin.

Gashi më pas reagoi duke thënë atë kohë s’e kishte ditur se me para të shtetit po i mbuloheshin shpenzimet e udhëtimit dhe se kishte hequr dorë nga kjo pagesë që para 10 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat