Debat i ashpër mes Imer Mushkolajt dhe këshilltarit të presidentes: Mos më mbaj mua...

Aktuale

Debat i ashpër mes Imer Mushkolajt dhe këshilltarit të presidentes: Mos më mbaj mua...

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 23:13
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër këshilltarin për media të presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupinën.

Debati ka filluar kur Kupina ka filluar të deklarohet për raportimet e mediave në vend, duke thënë se shpesh herë ato i largohen përgjegjësisë duke thënë se “këto tekste i ka shkruar një praktikant”.

Në anën tjetër, Mushkolaj ka kritikuar ashpër Kupinën duke i thënë se ai s’mund ti jap leksione të gazetarisë.

“Mos më jep ti mua leksione të gazetarisë këtu. Çfarë është kjo gjuhë linçuese ndaj mediave? Si mund të përdorësh termin ‘pseudo-media’? Ku e merr ti këtë të drejtë të na tregosh kush janë ‘pseudo-media’? Në këtë mënyrë, unë mund t’ju referohem si ‘pseudo-presidenca’. Janë këshillet ku mund të adresohen problemet dhe raportimet e gabueshme, por nuk mund t’i drejtohesh krejtë mediave në atë mënyrë sikur këtu është një organizatë që po raporton kundër presidentes”, ka deklaruar Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat