Shtrenjtimi i energjisë: Kështu do të llogariten fatura e muajit shkurt

Aktuale

Shtrenjtimi i energjisë: Kështu do të llogariten fatura e muajit shkurt

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar sot tarifat e reja të energjisë elektrike, të cilat do të aplikohen deri më 31 mars të vitit 2023. Këto tarifa do të hyjnë në fuqi nga nesër, por si do t’ju llogaritet konsumatorëve fatura e muajit shkurt?

Nga ZRRE’ja dhe KEDS’i e kanë konfirmuar se me tarifat e reja do të llogaritet vetëm energjia e shpenzuar nga nesër e tutje.

“Tarifat e reja hyjnë në fuqi nga data 9 shkurt 2022 dhe do të jenë të zbatueshme deri me 31 mars 2023”, ka deklaruar Petrit Pepaj i ZRRE’së.

Me miratimin e këtyre tarifave, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji do të përballen me shtrenjtim të energjisë.

Këta konsumatorë do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë.

Ata që do të shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kWH nuk do të faturohen me çmimin e ri, derisa ata që e kalojnë 800 kËh, me çmimin e ri do t’iu llogaritet vetëm sasia e harxhuar mbi këtë vlerë.

“Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët jo familjarë, në kuadër të Shërbimit Universal do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar. Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kËh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kËh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 cent dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent. Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me datë 9 shkurt 2022 dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023”, ka njoftuar ZRRE’ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat