I riu nga Deçani kërkon ndihmë për t’iu rikthyer ecja

Aktuale

I riu nga Deçani kërkon ndihmë për t’iu rikthyer ecja

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 09:56
Endrit Januzaj

Endrit Januzaj, nga Isniqi i Deçanit, ka nevojë për ndihmë.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, ai kërkoi ndihmë për një intervenim në Turqi, për t’iu rikthyer të ecurit atij.

“Më është ofruar një mundësi trajtimi për ecje me qeliza staminale, në Turqi. Për këtë arsye kam vendosur të kërkoj ndihmën e Juaj, sepse së bashku po bëjmë punë të mira vazhdimisht, dhe Besoj që me përkrahjen tuaj, e ndihmën e Zotit, të gjej atë që po kërkoj tash e 8 vite, mundësinë e shërimit. Këtë po e bëj njëherë për shëndetin dhe shërimin tim dhe 10 herë më shumë për fëmijët e mijë. Vlera nga 2-4 injekcione ka një kosto.prej 21.000 - 45.000 Euro” shkroi ai.

Postimi i plotë:

Të dashur njerëz të mirë, miqë, shokë e familjarë,

Më është ofruar një mundësi trajtimi për ecje me qeliza staminale, në Turqi. Për këtë arsye kam vendosur të kërkoj ndihmën e Juaj, sepse së bashku po bëjmë punë të mira vazhdimisht, dhe Besoj që me përkrahjen tuaj, e ndihmën e Zotit, të gjej atë që po kërkoj tash e 8 vite, mundësinë e shërimit. Këtë po e bëj njëherë për shëndetin dhe shërimin tim dhe 10 herë më shumë për fëmijët e mijë.

Vlera nga 2-4 injekcione ka një kosto.prej 21.000 - 45.000 Eur. Ende jam në negociata dhe bisedime me spitalin dhe mjekët. Shumë shpejt do të filloj me mbledhjen e fondeve dhe në momentin që plotësoj kuotën e kërkuar do të filloj trajtimin.

Të gjithë ju që më ndihmoni të realizoj këtë mundësi, ua kthefsha në gëzime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat