Statovci: Rikthimi i blloktarifave ka qenë sugjerim i vazhdueshëm

Aktuale

Statovci: Rikthimi i blloktarifave ka qenë sugjerim i vazhdueshëm

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 22:40
Jeta Statovci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se rikthimi i blloktarifës për çmimin e energjisë elektrike ka qenë sugjerim i vazhdueshëm.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo e ka komentuar grafikonin e publikuar nga Qeveria Kurti lidhur me krahasimin e faturave të tarifave të kaluara dhe atyre të rejave.

“Nëse e trajtojmë problemin e blloktarifës ka qenë i përmendur edhe në raportin e Zyrës së Rrregullatorit të Energjisë (ZRrE) në vitin 2017 kur largohet bllok-tarifa konsumi kapërcen, rritet për 41 përqind”.

“Nëse e shikon grafikonin kur largohet tarifa nga viti 2017 deri në vitin 2021 ke një kapërcim të konsumit për 41 përqind që është një farë lloj indikatori ftohtë-matës që të pëlqeu apo jo, ne bazohemi në të që tregon se ne faktikisht ajo politikë e ka prodhuar”.

“Nëse konsumi si total ka kapërcyer për 41 përqind ajo është indikator që faktikisht bllok-tarifa ka një efekt në raport me shfrytëzimin efikas të energjisë elektrike, kjo nuk është politikë që aplikohet vetëm tek ne apo nëse ka qenë e aplikuar vetëm tek ne. Kjo është politikë që shumica e vendeve e kanë dhe faktikisht ka qenë sugjerim i vazhdueshëm rikthimi i blloktarifave edhe nga komitetet e huaja”,ka thënë Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat