Detajet nga vendimi për njohjen e patentë shoferëve

Aktuale

Detajet nga vendimi për njohjen e patentë shoferëve

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 14:24
Ilustrim

Gjermania ka vendosur sot që t’i njoh patentë-shoferët nga Kosova.

Ky propozim ka marrë miratimin e të 16 landeve gjermane.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se Kosovës s’i mungoi asnjë votë.

“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.

Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat