Prej tash deputetët që mungojnë në seanca, dënohen

Aktuale

Prej tash deputetët që mungojnë në seanca, dënohen

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Tash e tutje, deputetët që mungojnë në seanca do sanksionohen edhe financiarisht. Këtë e ka mundësuar votimi i Rregullorës së re të Kuvendit.

Adnan Rrustemi, kryetar i Komisionit për Legjislacion ka thënë se shuma e dënimit do të saktësohet nga Kryesia e Kuvendit.

Po ashtu, Rrustemi tha se tash do formohet edhe Konferenca e Shefave të Grupeve Parlamentare, që bashkë me Kryesuesin e Kuvendit do mbajnë mbledhje të rregullta, për t’i përpiluar politikat e

Kuvendit, e po ashtu edhe do t’i caktojë seancat.

Ndërsa, sipas tij, do të venitet paksa pesha e Kryesisë së Kuvendit me Rregulloren e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat