Gjykata merr vendim për padinë e qeverisë kundër NPB-së për objektin shumë-katësh

Aktuale

Gjykata merr vendim për padinë e qeverisë kundër NPB-së për objektin shumë-katësh

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 16:25
Liburn Aliu dhe Hajdar Hoxhaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka rrëzuar padinë e Qeverisë së Kosovës kundër Ndërmarrjes Publike Banesore për projektin e ndërtimit të një objekti shumëkatësh.

Media ka siguruar aktvendimin e gjyqtares Fatbrardha Uka-Ibrahimi.

Sipas aktvendimit, është rrëzuar propozimi i qeverisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj projektit të iniciuar nga NPB-ja.

“REFUZOHET si i pabazuar propozimi për caktimin e masës së sigurimit të paditëses- Qeveria e Republikes së Kosovës, me të cilën ka kërkuar që të caktohet masa e sigurimit”, thuhet në aktvendim.

Muajin e kaluar, Paparaci zbuloi se si Avokatura Shtetërore ishte përfshirë në mënyrë të dyshimtë në këtë proces. Ishte bërë palë si përfaqësuese e Ministrisë së Ambientit.

Projekti për objektin afaristo-banesor në “Lakrishtë” ishte pezulluar, pas padisë së ushtruar nga Ministria e Ambientit.

Vendimin për pezullim e ka nxjerrë Ministria e Ambientit në muajin tetor të vitit të kaluar, pas dyshimeve të ngritura për shkatërrim mjedisor përmes azbestit, gjatë rrënimit të objekteve që ndodheshin në pronën e NPB-së.

Asbesti është një material që gjendet në pothuajse të gjitha ndërtesat e vjetra në kryeqytet.

Kontrata, përmes Avokaturës Shtetërore, është dërguar me Kallëzim Penal në Prokurori Speciale e cila veten e ka shpallur jo kompetente dhe është iniciuar rast në Gjykatën themelore për të anuluar këtë kontratë.

Deri më tani është mbajtur seanca në gjykatë në lidhje me këtë çështje dhe palët janë në pritje të vendimit të Gjykatës Themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat