ShSKUK: Po trajtohen 67 pacientë me COVID-19

Aktuale

ShSKUK: Po trajtohen 67 pacientë me COVID-19

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në trajtim mjekësor janë 67 pacientë, prej tyre 59 janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 8  të tjerë të negativizuar.

Bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv janë të shtrirë tetë pacientë.

Ndqërkaq, gjashtë pacientë janë në Klinikë Infektive dhe dy në spitalet e përgjithshme.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 29 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 6 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat