“Brigada e milionerëve të UÇK-së – PDK-së, së shpejti në frontin e luftës në Ukrainë”

Aktuale

“Brigada e milionerëve të UÇK-së – PDK-së, së shpejti në frontin e luftës në Ukrainë”

Nga: N. Sh. Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:26
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, dhe ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha, po kërkon ndryshimin e ligjit për konflikte në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që, sipas tij, të lejohen individët e UÇK-së ta ndihmojnë ushtrinë ukrainase.

Me këtë deklaratë të Berishës, nuk po pajtohet prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili e quan ideolog të PDK-së, Berishën.

Ai përmes një reagimi në Facebook, shkruan se, Hisen Berisha duhet të shkoj në mënyrë vullnetare me siç shprehet ai “Brigadën e milionerëve të PDK-së” dhe ta dëshmojnë vetëm si luftëtarë të vërtetë.

Analisti tutje shprehet se, ligjet nuk kanë nevojë të ndryshojnë.

Reagimi i plotë:

Brigada vullnetare e milionerëve të UÇK-së, së shpejti në frontin e luftës në Ukrainë.

Ideologu i PDK-së, Hisen Berisha po kërkon ndryshimin e ligjit për konflikte duke theksuar:

"Të lejohen individet e UÇK-së ta ndihmojnë ushtrinë ukrainase"

Por, askush nuk i lenon individët që vullnetarisht të shkojnë të ndihmojnë ushtrinë e Ukrainës.

Por, më parë në menyrë vullnetare Hisen Berisha duhet të ia mësyn atje me brigadën e milionerëve nga radhët e PDK-së, sepse aty ka më së shumti që ta tregojnë vetën vërtetë luftëtarë.

Kurse ligjet s’ka nevojë të preken, vullnetari i vërtet vepron sipas bindjes së tij për t’i ndihmuar çlirimtarët kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat