Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka zhvilluar sot një takim në Strasburg me zëvendëssekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.
Në takim u bisedua mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Kënaqësi të takoj Bjorn Berge gjatë qëndrimit tim në Strasburg, i cili mirëpriti iniciativën e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Diskutimi ynë u fokusua edhe në theksimin e progresit të vlerësuar, reformave dhe harmonizimit me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka shkruar Bislimi.