Mehaj bisedon me ministrin turk të Mbrotjes për situatën në Ukrainë

Aktuale

Mehaj bisedon me ministrin turk të Mbrotjes për situatën në Ukrainë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 15:37
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij turk, Hulusi Akar.

Në njoftimin e MM-së, thuhet se kjo bisedë u zhvillua me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit bilateral.

“Me këtë rast, dy ministrat biseduan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu, ata biseduan për stadin aktual të realizimit të projekteve të përbashkëta dhe shtyrjen përpara, në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

“Ndër të tjera, ata u pajtuan edhe për intensifikimin e angazhimit të përbashkët në të ardhmen në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat