​Mehaj bisedoi në telefon me homologun e tij turk, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi

Aktuale

​Mehaj bisedoi në telefon me homologun e tij turk, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi

Më: 14 mars 2022 Në ora: 18:18
Takimi Mehaj-Akar, foto arkiv

Me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit bilateral, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot realizoi një bisedë telefonike me homologun e tij turk Hulusi Akar.

Me këtë rast, dy ministrat biseduan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu, ata biseduan për stadin aktual të realizimit të projekteve të përbashkëta dhe shtyrjen përpara, në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndër të tjera, ata u pajtuan edhe për intensifikimin e angazhimit të përbashkët në të ardhmen në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Duke njohur pozicionin e rëndësishëm të Turqisë në kuadër të Aleancës Veri-Atlantike, ministri Mehaj e falënderoi ministrin Akar edhe për mbështetjen e deklaruar zyrtare për procesin e përshpejtuar të Kosovës në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat