Lëvizja Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme

Më: 15 mars 2022 Në ora: 20:45
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme.

Nga faqja zyrtare e VV-së kanë bërë të ditur se nga 15 marsi, secili anëtar do të ketë të drejtë për të votuar e për të kandiduar.

“LVV-ja, është organizata me mbështetjen më të madhe në vend, çka duhet të reflektohet në struktura edhe më të fuqishme, e të cilat do të vijnë si rezultat i zgjedhjeve që do të jenë të drejtpërdrejta, të lira e demokratike”, thuhet në njoftim.

Nga VV-ja gjithashtu kanë thënë se në 30 qendra të Lëvizjes në Kosovë, anëtarët e Lëvizjes do të kenë mundësi që përmes parimit “një anëtar, një votë” të zgjedhin kryesitë e kryetarët e pikave nëpër lagje e fshatra, të propozojnë kandidatët që vlerësojnë më së shumti apo edhe të vetpropozohen.

“Të gjithë anëtarët do të kontaktohen për të marrë pjesë në zgjedhje, kurse ju që mbështetni Lëvizjen, por nuk jeni anëtarësuar ende, vizitoni zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE në komunën tuaj dhe anëtarësohuni që të bëheni pjesë e këtij procesi demokratik”, thuhet tuje në postimin e VV-së në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat