Cakolli: Projektligji për financimin e subjekteve e rritë transparencën e partive

Aktuale

Cakolli: Projektligji për financimin e subjekteve e rritë transparencën e partive

Më: 17 mars 2022 Në ora: 00:59
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se ka qenë i domosdoshëm votimi i Projekt Kodit Civil që lejon martesën mes gjinisë së njëjtë, pasi që kjo është një ndër të drejtat themelore të njeriut.

Cakollit tha se mosvotimi i këtij projektkodi do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

‘’Ne si KDI vlerësojmë që ka qenë i dosmosdoshëm miratimi i projektkodit civil duke përfshirë edhe pikën për lejimin e krijimit të bashkësive civile mes personave të gjinisë së njëjtë duke ditur që kjo përbën një prej të drejtave themelore të njeriut. Ka qenë e papranueshme që deputetët duke u thirrur në çështje krejtësisht të paqëndrueshme të argumentojnë dhe të mos miratojnë një projektkod të tillë dhe do të ketë konsekuenca në rrugëtimin tonë integrues dhe besoj që kjo çështje do të jetë një prej temave kyçe që Kosova do të marr vërejtjen si në raportin për vendin që pritet të publikohet këtë vit por edhe në të gjitha dokumentet tjera që Kosova do të ketë. Me dështimin e miratimit të këtij kodi ky dokument i kthehet Qeverisë në shqyrtim është e obliguar që nëse ka interes ta kthejë atë me ndryshime’’, deklaroi Cakolli.

Ndërkaq, ai ka folur edhe për miratimin e Projektligjit për financimin e subjekteve politike, duke thënë se i njëjti garanton transparencë më të madhe të subjekteve politike për financat e tyre.

“Ky projektligj kishte dështuar të votohet në mungesë të kuorumit dhe kemi vlerësuar se është i një rëndësie të veçantë si në integrimin evropian ashtu edhe në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies financiare që subjektet politike kanë duke ditur që subjetet politike marrin çdo vit mbi 4.2 milionë nga paratë e taksapaguesve dhe mungesa në raport me mnëyrën e shpenzimit të mjeteve dhe pjesa tjetër e donacioneve kanë ndikuar në besimin e publikut në raport me partitë të cilat në të gjitha matjet dalin në institucionet më së paku të besuara”, shtoi ai.

Po ashtu, Cakolli ka treguar se përmes këtij projektligji përcaktohen edhe disa kategori të cilat nuk lejohen të financojnë subjektet politike.

“Ndërsa me ligj përcaktohen një sërë kategorishë që nuk lejohen donacione përfshirë institucione publike, institucione qeveritare të vendeve të huaja, persona anonimë, ndërmarrjet publike, OJQ Organizatat fetare madje edhe kompanitë që mund të jenë të bastit apo mund të kenë përfituar pasurinë përmes lojërave të fatit’’, shtoi ai.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se nuk ka ndryshuar shuma minimale dhe ajo maksimale që një parti politike mund të marr gjatë një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat