Eksperti i sigurisë tregon se cili ka qenë skenari i Serbisë në Kosovë

Aktuale

Eksperti i sigurisë tregon se cili ka qenë skenari i Serbisë në Kosovë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 23:32
Aleksander Vuçiq

Skenarët e autoriteteve serbe kanë qenë që të krijohen tensione brenda komunitetit serb në Kosovë, ka thënë eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Sipas tij, Serbia vazhdimisht bën kalkulime dhe skenarë në mënyrë që të bien në situata të palakmueshme institucionet e sigurisë në vend.

Këto deklarata ai i bëri teksa komentoi grafitet “UQK” dhe simbolet “Z” që janë vendosur në Mitrovicën Veriore.

‘’Janë përfolur disa skenare sepse e dijmë që Serbia vazhdimisht në bazë të kapaciteteve tona që i krijojmë ajo bën kalkulime dhe skenarë që mund të bijnë në situata të palakmueshme institucionet e sigurisë. Skenarët janë krijimi i tensioneve brenda komuniteteve, pra tenton që jo ta atakojë palën shqiptare por vetëm ta ngris tensionin brenda komunitetetit të vetë dhe në momentin e caktuar ta hjekë atë siguresën dhe qytetarët serbë të reagojnë”, deklaroi ai.

Ndërkaq, sa i përket çështjes së mbrojtjes, Shala mendon se institucionet duhet që të kërkojnë fonde të veçanta për të modernizuar dhe përforcuar kapacitetet ushtarake.

“Optimale kishte me qenë 2027 ku ne do të kishim me përmbyllë planin tonë 10-vjeçar por njëkohësisht të ketë një ndryshim në fazën e dytë, sepse që nga 2012-ta rishikimi strategjik nuk është rishikuar nga Qeveria nuk kanë marrë përbazë shumë elemente, ka ndryshu evaluimi dhe kërcënimi i sigurisë së personazheve të Kosovës. Këto janë elemente që ne duhet fokusuar dhe duhet ndryshojmë, pse jo të kërkojmë edhe marrëveshje shtet me shtet. Për ne do të ishte një marrëveshje optimale me Kroacinë ku në raste se do të cenohet partneritet bilateral ku cenohet ne mund të kërkojmë ndihmën sepse është një marrëveshje siç e ka Japonia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Ndërkaq, për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, Shala thotë se institucionet e Kosovës nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Ai thekson se për këtë, serbët e Kosovës do të vetorganizohen duke bërë kështu që të reagojnë edhe organet e sigurisë.

“Shteti i Kosovës nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve, serbët do të vetorganizohen dhe ne do të jemi të detyruar në bazë të vendimit të reagojmë me njësitet tona policore qoftë veriore atëherë është tendenca dhe frika të ndodh një destabilizimi sepse jemi 18 vite pas trazirave të marsit. Në aspektin juridik ndërkombëtar mund të ketë interferime që mund të cenojnë këtë sitem juridik. Nëse ne ndërhyjmë bashkësia ndërkombëtare do ti ruaj kufijtë e Kosovës, ndërsa ne do të ballafaqohemi me strukturat brenda Kosovës. Kjo për ne do të jetë shumë e rëndë sepse do të ketë një lloj shije si ka qenë në Krime, duhet të parandalojmë një Krime. Ardhja e delegacionit nga SHBA e marrë serioze këtë ardhje sepse vjen Këshilli i Sigurimit i SHBA-së ata vijnë me informata të qarta që ne ndoshta nuk i kemi dhe me një vizion se në rast se ndodh kjo por pasojat do të jenë në këtë formë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat