​De Riu: Kosova do të vazhdojë të ketë përkrahjen e Italisë

Aktuale

​De Riu: Kosova do të vazhdojë të ketë përkrahjen e Italisë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 18:51
Arbërie Nagavci priti në takim anbasadorin e Italisë, Antonello De Riu

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci priti në takim anbasadorin e Italisë, Antonello De Riu.

Me të, ajo ka biseduar për avancimin e bashkëpunimit me Republikën e Italisë, duke qenë se Italia është një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës.

Ministrja Nagavci ka falënderuar ambasadorin De Riu për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës në fushën e arsimit dhe ka kërkuar përkrahje të mëtutjeshme profesionale të Qeverisë së Italisë.

Ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, tha se arsimi dhe teknologjia janë shtyllat kryesore nga të cilat varet zhvillimi i një vendi, ndërkaq theksoi se Kosova do të vazhdojë të ketë përkrahjen e Italisë edhe në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat