“Serbia është moti gati për të intervenuar në veri”/ Halil Geci: Ja tradhtarët që ia bënë me sy Vuçiqit qe ai ta zbres ushtrinë te ura e Ibrit

Aktuale

“Serbia është moti gati për të intervenuar në veri”/ Halil Geci: Ja tradhtarët që ia bënë me sy Vuçiqit qe ai ta zbres ushtrinë te ura e Ibrit

Nga: N. Sh. Më: 19 mars 2022 Në ora: 12:56
Halil Geci

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka moti gati ushtrinë për të intervenuar në Kosovë dhe për ta sjellur tek ura e Ibrit në veri.

Kështu thotë veprimtari i LDK-së, Halil Geci, i cili shton se Vuçiqi për këtë e kishte sinjalin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe Isa Mustafës.

Megjithatë, për të marrë këtë hap Vuçiqi është frikësuar nga intervenimi i Amerikës, thotë Geci.

Ai përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Facebook, shkruan se, Serbia pandërpreë ka tentuar për destabilizmin e Kosovës.

Anadaj, ai shton se, fuqizimi i Ushtrisë së Kosovës është e vetmja rugëdalje për të qetësuar Serbinë dhe rajonin e Ballkanit.

Prandaj, Geci kërkon edhe nga mërgimtarët që të kontribuojnë në fuqizimin e Ushtrisë.

Shkrimi i plotë i Halil Gecit:

E kujt ishte ideja e Jugosllavisë së re?

Idea e Jugosllavisë së re nuk ishte e sotit, kjo ide u përmend qysh moti nga ata që e dinin se si do të vijë e mbrama.

Dikur kur Isa Mustafa dhe Avdulla Hoti nuk ishin në pushtet mini-shengenin e quanin Jugosllvi e re, pa Slloveninë dhe Kroacinë por tash me Shqipërinë..!

Dhe posa hipen në pushtet po të njëjtin mini-shengen Isa dhe Hoti miratuan me nënshkrimin dhe e quanin  si marrëveshje e mirë  dhe thonin se ky projekt duhet të zbatohet urgjentisht se Kosova po fiton…!

Dikur kur Rusia ishte dobësuar tej mase, atëherë kurë shkeputeshin republikat Sovjetike nga federata Ruse, atëherë kur flota e 6 Ruse shitej për skrap dhe blloku i Vershavës shembej si kulla prej letre, qysh atëhere Rusia, kërkonte që Nato-ja të mos shtrihet në ish vendet e paktit të Vërshaves.

Serbia si aleate natyrale e Rusisë ishte e vetmja shpresë e Rusisë që Serbia do t’i mbanë vendet e Ballkanit përendimor larg anëtarësimit në NATO.

Që nga shpërbërja e ish Jugosllavisë e cila njihej si vend i pa inkuadruarve Rusia e mbante Serbinë me armatim e benificione që t’i frikson shtet për rreth që mos të jenë pjesë e NATOS, ose së paku t’i mbesin si vende neutrale, e që këto vende të vogla të ballkanit perëndimor të mbesin si tampon zonë në mes Amerikës dhe Rusisë.

Pikërisht kjo ishte arsyja pse Rusia e armatoske Serbinë që t’i frikësojë këto vende sa të mos guxojnë të anëtarësohen në NATO si psh. Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosna e Hercegovina.

Kur Serbisë i dolën prej dore Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria, Rusia futi paranë për t’i blerë liderët, e ata që u blenë më se liri nga Rusia dolen të jenë shqiptarët!

Ai që hënger paratë e Rusisë ishte Kristaqi, Isa,Batoni, Thaçi, dhe fal Zotit nuk ju dhezi projekti, e këta… mbetën tradhëtarë dhe të pa besë..!

I vetmi që s’u shit dhe qëndroi i pathyeshëm ishte Gjukanoviqi i Malit te Zi i cili nuk ju bashkangjit këtij projekti dhe projekti i minit të Rrushagjis dështoi…!

Githashtu projektin e minit të rrushagjis e kundërshtoj fuqishëm edhe Kosova dhe kryeministri Kurti.

Kjo u vërtetua me luftën në Ukrainë se Open Ballkanin e Kristaqit  dhe i Hotit doli të jetë projekt Rus…!

Me dështimin  e projektit filluan menjëherë kërcënimet e Serbisë kundër Bosnjes, Malit të Zi, dhe veqmas kundër Kosovës.

Si dhe kërcënimi me shkëputje i Republikës Serpsa në Bosnje ky është kulmi që nuk ndalet Serbia pa ja q.. atë n… rroqkan pas kreje!

Se sa do të shkon kjo situatë e tensionuar në këtë mes mbetet të shihet.

Por një e di të sigurt se Kosova dhe ushtria e saj është vonuar me Armatosje.

Aq më keq ushtria jonë dilte me duar në xhepa dhe ekspozonte disa autoblinda që në perëndim mundet të ketë një biznes të vogël.

Një sygjerim për Ministrinë e mbrojtjes, puno e mos u ekspozo e mos u fry si quran, institucionet e Kosovës duhet të ndajnë mjete për ushtri dhe armatim, kurse populli duhet të qëndroj me bukë e kryp  e të armatosemi, gjithashtu i bëjë apel mërgatës dhe bizneseve të  derdhni mjete nga të gjitha anët ta ndihmojmë ushtrinë tonë në armatime sa nuk është bërë vonë.

Unë mendoj se për Kosovën është shansi ideal që të bëhet pjesë e NATO-s. NgaseSerbia u rreshtua me Rusinë dhe duke i parë ngjarjet në Ukrainë u pupëzua si pulë e lagur veç a ka kush që e futë në kazan, prandaj do të ishte një e mirë e madhe dhe pa kontestushme për Kosovën që Kosova me procedura të shkurta të bëhet pjesë e NATO-s..!

Derisa Kosova është pezull Serbia do të reagojë, por në momentin kur Kosova i bashkohet NATO-s, dhe kur kjo punë kryhet ajo do e hudhë setren per tokë dhe do të thotë para radikalve shumadinca u mundova boll por ja që nuk munda ta ndaloi.

Serbia do të kishte dëshirë të reagonte sikur që reagoi Rusia në Ukrainë! Por bythet e vogla nuk ja mbajnë tirqit, dhe pa hezitim do ta uli bishtin..!

Derisa Kosova të qendrojë kështu pezull as në tokë as në qiell Serbia do të tentoj për të hyrë së pari në veriun e Kosovës, e së dyti për të intervenua në lindje të Kosovës për t;i mbrojtur kinse 6 komunat (fshatra) Serbe, të ndërtuara nga tradhëtarët Thaçi me rrethin e ti të PDK-së dhe Isa bashkëpunëtor i vjetër i UDB-së dhe rrethi i tyre me Lutën, Gimo Mustaqin, si dhe të ndegjushmit e tyre.

Serbia qysh moti e kishte krijuar strukturën ushtarake dhe ishte bërë gati për të intervenuar në Veri të Mitrovicës, ngase bashkëpunëtorët e tyre Thaçi dhe Isa ia kishin bërë me sy Vuçiqit që të zbres ushtrinë te ura e Ibrit, por Serbia ju frikësua intervenimit të Amerikës, dhe nuk ju zënte besë këtyre tradhëtarëve.

Serbia pa ndërprerë ka tentuar ta destabilizojë Kosovën me struktura paralele, një herë me trenin Nacionalist, si dhezi, e provoi me targat, por si dhezi, tash si duket me Ukrainën Serbisë ju ka lagur baruti..!

Hyrja në NATO dhe Fuqizimi i ushtrisë të Kosovës është e vetmja rrugëdalje për ta qetësuar Serbinë dhe rajonin e Ballkanit dhe për ta vënë në binarë drejtësinë..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat