Mehaj takon izraeliten që pritet të jetë ambasadore në Kosovë

Aktuale

Mehaj takon izraeliten që pritet të jetë ambasadore në Kosovë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 09:29
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Izrael, këtë të mërkure ka takuar Shefin e Departamentit për Ballkanin, Dan Oryan dhe Tamar Ziv, e cila pritet të jetë ambasadore e Izraelit në Kosovë.

Mehaj tha se gjatë takimi u diskutua për bashkëpunimin në fushën e diplomacisë së mbrojtjes dhe thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme diplomatike.

Gjithashtu, Zonjës Tamar Ziv i dëshirova suksese në misionin e saj në vendin tonë dhe bashkëpunim të ngushtë për të gjitha çështjet me interes për dy vendet tona”, ka shkruar Mehaj.

Gjatë ditës së djeshme, Mehaj u takua edhe me ministrin e Inteligjencës izraelite, Elazar Stern, më të cilin diskutoi për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin dhe sigurinë globale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat