Kuvendi mban seancë të veçantë për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Aktuale

Kuvendi mban seancë të veçantë për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 16:18
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të veçantë për nder të shënimit të 23 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës. Seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Ndërkaq nga ora 13:00, Kuvendi pritet të mbajë edhe një seancë plenare.

Në rend dite janë 13 pika.

Njoftimi i plotë:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Debat parlamentar për politikën e jashtme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në  çështjet civile,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,

 Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-   014 për Infrastrukturën Kritike,

 Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat  financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,

 Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për  përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat