Afër milionave, kjo është pasuria luksoze e zv/guvernatorit të BQK-së

Aktuale

Afër milionave, kjo është pasuria luksoze e zv/guvernatorit të BQK-së

Nga: H.O. Më: 27 mars 2022 Në ora: 20:37
Sokol Havolli

Sokol Havolli është zëvendës Guvernator në Banken Qendrore të Kosovës. Duke mbajtur këtë pozitë, zv/guvernatori ka deklaruar pasurinë e tij tek Agjencia Kundër Korrupsionit.

Ai ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme posedon dy shtëpi, një banesë e toka bujqësore, të gjitha në vlerën mbi 706 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe një veturë në emër të bashkëshortes në vlerën 26 mijë euro. Bashkëshortja e tij është edhe bashkëpronare në një kompani private me 25% të aksioneve, në vlerën 1,500 euro.

Afro 8 mijë euro janë të kursyera në bankë, të deklaruara në emër të tij dhe bashkëshortes së tij.

Ndërkaq mbi 257 mijë euro janë borxhet e tij, duke i deklaruar si kredi, huazime dhe mbitërheqje.

Ai ka deklaruar se merr rrogë mujore mbi 3 mijë euro, derisa të hyrat vjetore kapin vlerën mbi 38 mijë euro. Derisa e bashkëshortes së tij, rroga mujore është mbi 1 mijë euro, që punon në një bankë në Kosovë.

Pasuria e tij në total e deklaruar arrin vlerën mbi 838 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat