Shpenzohen mbi 8 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

Aktuale

Shpenzohen mbi 8 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 21:16
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi/ Foto ilustrim "Bota sot"

Mbi 8 milionë euro ka paguar Kosova për mrbotjjen dhe shpenzimet e tjera për të akuzuarit në Hagë. Njohësit e çështjeve ligjore vlerësojnë se deri në përfundim të procesit gjyqësor kjo shumë mund të shkojë në 100 milionë euro.

Jakup Krasniqi, ishte i pari nga krerët e UÇK-së, që ishte arrestuar me urdhër të një Gjyatari të Dhomave të Specializuara.

Në paraqitjen e tij në seancë dëgjimore, ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat për “Krime Lufte” që i vihen në barrë.

Ndërkohë, ai në këtë proces gjyqësor mbrohet nga avokatja Rohin Alegandra.

Ajo është një juriste e shquar në arenën ndërkombëtare, ndërsa edhe shërbimet e sajë del te jenë goxha të kushtueshme.

Gjatë vitve 2020 – 2021, Repulika e Kosovës, ka paguar 1 milion e 247 e 250 euro në mënyrë që ajo ta mbrojë ish zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin.

Ndërkohë, në janar të vitit 2022 janë paguar 91 mijë euro të tjera.

Në total deri me tani për Rohin Alegandra janë paguar mbi 1 milion e 330 mijë euro.

Nën akuza të njëjta në Dhomat e Specializuar është edhe Rexhep Selimi.

Edhe ia është deklaruar i pafajshëm në Hagë, ndërsa mbrohet nga avokati David Yong. Edhe për mbrojtjen e 10-shit të UÇK-së, tashmë janë paguar mbi 1 milion euro.

Gjatë vitit 2020 dhe 2021, për shërbimet e David Yong janë paguar plot  1 milion e 179 mijë euro.

Ndërsa në muajn e parë të 2022’ës janë paguar edhe 91 mijë euro.

Gjithësejtë për mbrojtejn e Rexhep Selimit deri me tani janë paguar mbi 1 milion e 270 mijë euro.

Nën akuzë për krime lufte është edhe Hashim Thaci, që për t’u dorëzuar në Hagë, dha dorëheqje nga posti i presidentit.

Në këtë proces gjyqëso ish drejtori politik i UÇK-së, mbrohet nga disa avokat, ndërsa pagesat për shërbimet e mbrojtjes nga Ministria e Drejtësisë, janë bërë në emër të avokatit Pierre Prosper.

Gjatë viti 2020 – 2022, në llogari të tij janë paguar mbi 1 milionë e 114 mijë euro.

Ndërkohë, në janar të këtij viti  janë paguar edhe 90 mijë e 600 euro të tjera. Gjithësejtë për mbtojtjen e Thacit nga Kosova deri me tani janë shpenzuar pak mbi 1 milon e 200 mijë euro.

I pafajshëm në Dhomat e Specializuara është deklaruar edhe Kadri Veseli, që në kohë lufte udhëhiqte inteligjencën e UCK-SË.

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, tani mbrohet nga avokati i famshëm Ben Emerson.

Ndërsa për vitin 2020 dhe atë 2021, për shërbimet e këtij avokati janë paguar 854 mijë euro.

E në janar të 2022’tës, janë pauar edhe 95 mijë euro të tjera.

Për mbrojten e Kadri Veselit, deri me tani janë paguar gjithësejtë, 949,724 mijë euro.

Por, para ish krerëve të UÇK-së, u arrestua edhe Sali Mustafa.

Për, ndaj këtij ish eprori të Ushtrisë Çlirimtare, rëndojnë akuza për krime lufte ndërsa procesi gjyqësor po shkon drejt fundit, ndërsa mbrohet nga avokati Luis VonBone.

E për mbrojtjen e Calit, gjatë viti 2020 dhe 2021 janë paguar mbi 893 mijë euro.

Ndërsa për muajin janar të viti 2022 janë paguar edhe 71 mijë euro të tjera. Gjithësejtë shpenzimet për mbrojtjen e Sali Mustafës kapin shifrën e 964 672 euro.

Pas Sali Mustafës, u arrestuan edhe krerët e OVL-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Për këtë të fundit që mbrohet nga avokati Jonathan Rees, për gjithë procesin gjyqësor janë paguar mbi 1 milonë e 215 mijë euro.

Pak më e vogël është shifra e paguar për Nasim Haradinajn, që mbrohet nga avokati Toby Cadman.

Në llogari të tij janë paguar mbi 1 milionë e 34 mijë euro. Ndërsa edhe 33 mijë euro të tjera janë paguar për avokatin Bat Martens, që mbronte në fillim Haradinajn.

I fundit që u arrestua nën akuza për Krime Lufte ishte Pjetër Shala, ndërsa mbrojet nga avokati Jean Gilissen.

Në dy vitet e para ky avokat ka marr 130 mijë euro ndëra në janar të këtij viti edhe 65 mijë të tjera.

Këto kompensime bëhen në bazë të ligjit për mbështetje financiare të të akuzuarve potencial në Dhomat e Specializuara.

Ndërsa, sipas Ehat Miftarajt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi deri në përfundim proceseve gjyqësore shpenzimet për mbrotjen e ish pjesëtarëve të UÇK-së, do të shkojnë deri në 100 milionë euro.
“Deri në fund të procesit, shpenzimet mund të shkojnë 50 deri në 100 milionë euro”, deklaroi Miftaraj.

Nga ana tjetër avokati Skender Musa bën të ditur se sa mund të kushtojë mbrojtja fillestare për një të akuzuar për krime lufte.

“Çmimet fillestare që na kanë treguar trajnuesit flasin për një milionë euro për të akuzuar”.

Gjithësejtë, që nga fillimi i arrestimeve të ish pjesëtarëve të UÇK-së e deri me tani, për mbrojtejn e tyre pranë dhomave të specializuara janë shpenzuar mbi 8 milionë e 207 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat