Ditëlindja e heroit Enver Zymberi, ky është urimi i veçantë nga Ministri Sveçla

Aktuale

Ditëlindja e heroit Enver Zymberi, ky është urimi i veçantë nga Ministri Sveçla

Më: 3 prill 2022 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me sukses dhe pa asnjë incident po mbyllet dita kur serbët e Kosovës kanë votuar në Serbi.

Sveçla tha se suksesi i ditës së sotme është në masën më të madhe falë punës së policëve, kolegëve të heroit Enver Zymberi, të cilit edhe ia uroi ditëlindjen.

“Suksesi i ditës së sotme është në masën më të madhe falë punës së policëve, kolegëve të Enver Zymberit i cili po që se nuk do të vritej në përpjekjet për shtrirje të sovranitetit e integritetit territorial, do të festonte ditëlindjen e tij. Profesionalizmi i gjithë zyrtarëve policor sot, është urimi më i mirë që do të mund ta merrte ai”.

“Gëzuar ditëlindjen Enver Zymberi, nga të gjithë kolegët e tu që me përkushtim të madh ja dolën sot dhe nga qytetarët që po i jetojnë ditët e triumfit të shtetit tonë”, ka shkruar Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot qytetarët serbë të Kosovës e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit në komunat e Serbisë, pasi një gjë e tillë nuk është lejuar të ndodh në territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat