Pse Kurti është shumë i kërkuar nga mediat e huaja? Flet profesori i komunikimit

Aktuale

Pse Kurti është shumë i kërkuar nga mediat e huaja? Flet profesori i komunikimit

Më: 5 prill 2022 Në ora: 19:26
Albin Kurti mbrëmë duke folur për CNN

Profesori i komunikimit dhe medias, Abit Hoxha, ka komentuar paraqitjet e kryeministrit Albin Kurti për intervista në mediumet ndërkombëtare.

Hoxha, u shpreh se ky narracion i bën dëm Kosovës megjithatë sipas tij, ka dy arsye që ai bëhet pjesë e mediumeve të huaja.

”Është i rrezikshëm, është i papërshtatshëm, krijon kushte të vështira për punën e gazetarëve, dhe gjithësesi i bën dëm Kosovës, pikërisht në këtë arenën ndërkombëtare ku kryeministri edhe mundohet që të jetë më shumë prezent”.

”Ndikimi i medias ndërkombëtare në politikbërësit ndërkombëtarë, ëshë pak i ekzagjeruar në Kosovë. Ne mund t’i japim prej Kosovës 10 intervista në BBC, por nëse puna nuk shkon mië me dikënd nga Unioni Europian, atëherë është e kot ajo punë”.

”Kjo puna e mediave, do duhej të ishte ajo, që puna do duhej të fliste vet”.

”Ka dy arsye, se Kurti me të vërtetë është lajm, se ka fituar zgjedhjet me rezultat shumë të fortë dhe kjo është shumë risi. Arsyeja e dytë ndoshta konsekuencë e politikave ndërkombëtare, Kosova dhe Bosnja janë në agjendë ndërkombëtare, për shkak të rrezikimit prej një përshkallëzimi të dhunës në regjion si rezultat i luftës në Ukrainë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat