Lajçak sërish falënderon Bislimin për marrëveshjet e përmbushura të dialogut

Aktuale

Lajçak sërish falënderon Bislimin për marrëveshjet e përmbushura të dialogut

Nga: F.B Më: 6 prill 2022 Në ora: 09:31
Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

I dërguari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak në rrjetin social Twitter ka falënderuar përsëri zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi për prezantimin e marrëveshjeve të përmbushura që dolën nga dialogu, transmeton “Bota Sot”.

Këtë Lajçak e ka thënë pas takimit të Grupit special për normalizim në kuadër të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, që sipas tij ishte mundësi e mirë që Kosova vendeve anëtarëve të BE-së të ju ofrojë pasqyrë të qartë të marrëveshjeve të përmbushura që dolën nga dialogu i Brukselit.

Kjo është hera e dytë në javët e fundit, që i dërguari special Lajçak takon dhe falënderon publikisht shefin e delegacionit të Kosovës në bisedime Bislimin.

"Sot është mbajtur takimi i Grupit special për normalizim në kuadër të marrëveshjes së MSA-së për Kosovën. Ishte kjo mundësi e mirë që vendeve anëtare të BE-së të ju prezantohet pasqyra e nivelit të përmbushura dhe implemntuara të dialogut të Brukselit”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak ka shtuar “falënderoj zëvendëskryeministrin e qeverisë së Kosovës Bislimi dhe ekipin e tij për prezantimin e tyre” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat