Ministri Mehaj takohet me ambasadoren e Izraelit, bisedojnë për sigurinë

Aktuale

Ministri Mehaj takohet me ambasadoren e Izraelit, bisedojnë për sigurinë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 22:26
Tamar Ziv dhe Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv.

Ata kanë biseduar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Mehaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se e ka uruar ambasadoren për pozitën e re.

“Me ambasadoren Ziv diskutuam edhe situatën e përgjithshme në mjedisin e sigurisë globale, duke shprehur vullnetin e përbashkët për angazhim të të gjithëve për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat