LDK mirëpret pezullimin e vendimit të ZRRE për tarifat, shumë shpejt do të themelohet komisioni hetimor për energji

Aktuale

LDK mirëpret pezullimin e vendimit të ZRRE për tarifat, shumë shpejt do të themelohet komisioni hetimor për energji

Më: 9 prill 2022 Në ora: 16:44
Xhafer Tahiri

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri foli edhe për vendimin e gjykatës kushtetuese për pezullimin e vendimit të ZRRE për tarifat, duke shtuar se LDK-ja pat paralajmëruar që vendimi i Qeverisë  është jo ligjor.

Tutje, ai tha se LDK-ja ka iniciuar në Kuvendin e Kosovës themelimin e komisionit hetimor i cili komision do të themelohet dhe do të bëjë transparent çdo cent të mbi 200 milion eurove që kjo Qeveri i ka shpenzuar në subvencione për energji.

Lidhur me vendimit e gjykatës për pezullimin e vendimit të ZRRE për tarifa. LDK ka paralajmëruar këtë përfundim kur kemi thënë që vendimi i ZRRE dhe Qeverisë  është jo ligjor. Ne jemi të kënaqur që gjykata ka marrë vendim për qytetarët dhe presim reflektim nga ZRRE dhe presim nga qeveria të vijë me propozime të reja për tarifat e energjisë elektrike.

LDK ka iniciuar në kuvendin e Kosovës themelimin e komisionit hetimor i cili komision do të themelohet dhe do të bëjë transparent çdo cent të mbi 200 milion eurove që kjo qeveri i ka shpenzuar në subvencione për energji”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat