Haradinaj: Qeveria Kurti po i lufton UÇK-në dhe Amerikën

Aktuale

Haradinaj: Qeveria Kurti po i lufton UÇK-në dhe Amerikën

Më: 12 prill 2022 Në ora: 14:19
Ramush Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se qeveria Kurti po e lufton UÇK-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto komente Haradinaj i bëri në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për politikën e jashtme.

“Vlera e jashtme është NATO e prirë nga Amerika. Kushdo që udhëheqë me Kosovën s’guxon me dalë prej themeleve të veta. Në kohën sa VV ka qenë në opozitë i ka mëndu si fajtorë të gjithë të tjerë dhe ia ka lënë fajin UÇK-së se komandantët po e udhëheqin vendin. Në raste të caktume, kanë mendu se ka faj edhe Ibrahim Rugova, e se Amerika ka faj se po i mban në pushtet komandantët. Për fat të keq, sot e kësaj dite, tri vlera janë të rrënuara, luftohet UÇK-ja, kanë mbet peng i asaj kohe, po vazhdohet me qenë kundër Amerikës, si ndodh me qenë kundër Amerikës, është tu i harxhu qeveria Kurti kreditat e atyre që s’janë më në jetë”, tha Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se po synohet që projektet e Amerikës të mos implementohen.

“Projekti i gazsjellësit rezulton me dobësinë e Amerikës për ta hequr gazin rus nga Serbia. Dy faktorë nuk kanë pushtet ekzekutiv në vend, UÇK-ja dhe Amerika, bëhet çmos në mënyrë konsistene që të mos ndodhin projektet që i synon Amerika deri te marrëveshjet bilaterale.Ju mundeni me kujtu se ua kemi inati, na ua kemi inati deri në at masë sa mos me pësu Kosovës, por i gëzohemi ehde qeverisë tonë kur fiton. Ju kemi gëzu moslejimit të referendumit serb, ju kemi gëzu fondit të sigurisë”, tha deputeti Haradinaj”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat