Tomë Gashi pranon ekspertizën zvicerane për vrasjen e Astrit Deharit: Prokuroria e kishte qe 12 ditë!

Aktuale

Tomë Gashi pranon ekspertizën zvicerane për vrasjen e Astrit Deharit: Prokuroria e kishte qe 12 ditë!

Nga: G.B Më: 12 prill 2022 Në ora: 16:30
Astrit Dehari dhe Tomë Gashi

Tomë Gashi i cili është avokati i familjes Dehari ka njoftuar se sapo ka pranuar ekspertizën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me vrasjen e Astrit Deharit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Prokuroria e ka pasur këtë ekspertizë qe 12 ditë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se pasi ta analizojnë do të prononcohen lidhur me atë.

Postimi i tij i plotë:

Ekspertiza shtesë!

Nga Prokuroria Speciale e pranova ekspertizën shtesë lidhur me vrasjen e Astrit Deharit.

Prokuroria e ka pasur këtë ekspertizë qe 12 ditë.

Ne do ta analizojmë dhe do të prononcohemi sa ma shpejt qe te mundemi por jo sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat