Mehaj takohet me ministrin izraelit

Aktuale

Mehaj takohet me ministrin izraelit

Më: 13 prill 2022 Në ora: 18:07
Armend Mehaj dhe Esawi Frej

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim ministrin izraelit Esawi Frej, me të cilin diskutuan për intensifikim të bashkëpunimit në mes tyre.

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim, Ministrin e Bashkëpunimit Rajonal të Izraelit, Esawi Frej me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, diskutuam për bashkëpunimin e gjithëmbarshëm në mes dy vendeve përfshirë edhe fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Sipas tij, ministri Frej shprehu gatishmërinë e tij për mbështetje dhe suksese të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat