Tomë Gashi: Ekspertiza e Institutit zviceran vërteton dëmtimin e provave materiale në rastin Dehari

Aktuale

Tomë Gashi: Ekspertiza e Institutit zviceran vërteton dëmtimin e provave materiale në rastin Dehari

Më: 14 prill 2022 Në ora: 16:53
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi së bashku me prindërit e Astrit Deharit, kanë mbajtur konferencë për media pas pranimit të ekspertizës plotësuese të institutit zviceran për vdekjen e Astrit Deharit. 

Ata kanë thënë se ekspertiza plotësuese e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Zvicrës, vërteton dëmtimin e provave materiale në rastin, siç thonë ata të vrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit në qelinë e Burgut në Prizren me 5 nëntor të vitit 2016.

Avokati Gashi ka thënë se: “Duke pas parasysh se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me 12 prill 2022 ende pa ua dërguar ekspertizën plotësuese, familjes se Astrit Deharit e as atij si përfaqësues i tyre juridik, ka tentuar që të manipulojë opinionin publik, njëjtë siç kishte vepruar edhe në nëntor të vitit 2016 ish-Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i cili me pak se dy javë pas vrasjes se Astritit tentojë që ta mbyllë rastin e hetimit të vrasjes se Astrit Dehari, kinse si vetëvrasje”.

Edhe pse thotë se s’ka gjetur ADN të tjetërkujt përveç të Astrit Deharit në objektet që ishin në kontakt me të, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës ka konkluduar se trupi i viktimës “përbën provën më të rëndësishme, por edhe provën e cila më së paku është përdorur”.

Ky institut në konkluzionin e pestë të ekspertizës ka thënë se e vetmja mënyrë për të gjetur prova të mundshme do të ishte të riekzaminohej trupi pas zhvarrosjes, megjithatë ka thënë se për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar nuk e rekomandon.

Në katër konkluzionet që ky institut ia ka dorëzuar Prokurorisë Speciale thuhet se në objektet në kontakt me Deharin s’janë gjetur ADN të tjetërkujt, se ekzakiminimi i fotografive të këtyre objekteve s’ka nxjerrë gjurmë të gishtave që ka mundur të përdorej, se analizat e gjakut periferik kanë treguar praninë e një metaboliti të kafeinës dhe mosprani të etanolit.

Ky institut s’ka rekomanduar analiza plotësuese në fushën e gjenetikës, të daktiloskopisë dhe të toksikologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat