Tahiri: Serbisë edhe me ia dhënë Kosovën nuk e do

Aktuale

Tahiri: Serbisë edhe me ia dhënë Kosovën nuk e do

Më: 15 prill 2022 Në ora: 00:04
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sa i përket zhvillimeve të fundit në Serbi, ku është pajisur me mjete ushtarake, tha se Serbia është e vetdijshme që Kosova është e humbur.

Tahiri tha se edhe me ia dhënë Serbisë Kosovën, ajo nuk e do.

“Kosova fillimisht duhet t’i ndërtojë institucionet e veta, e ushtrinë e vet. Serbia me ia dhanë Kosovën, nuk e do Kosovën, Serbia është e vetëdijshme që Kosova është e humbur.

O le të armatoset gjithë ditën, se Millosheviqi ka qenë i armatosur me dy kallasha në Llapashticë, e me 1 grusht ushtarë është mbrojtë pa qenë NATO prezent”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat