Zbulohet identiteti i personit të vrarë dhe vrasësit në Klinë

Aktuale

Zbulohet identiteti i personit të vrarë dhe vrasësit në Klinë

Më: 15 prill 2022 Në ora: 20:09
Ilustrim

Një person është vrarë sot rreth orës 18:20 në Zllakuqan të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan të Klinës një person është plagosur. Viktima me emergjencë është dërguar për në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.

Ai tha se janë arrestuar tre persona që dyshohet sa janë involvuar në rast.

Mediat shkruajnë se personi që u vra sot është Mark Ademi.

Për vrasjen e Ademit, tanimë në prangat e Policisë ka rënë një i dyshuar.

Bëhet fjalë për Anton Ndrecajn, i cili dyshohet se e vrau Ademin pas një përleshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat