Lumir Abdixhiku me akuza për Qeverinë Kurti

Aktuale

Lumir Abdixhiku me akuza për Qeverinë Kurti

Nga: P.R Më: 20 prill 2022 Në ora: 21:18
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas raportimeve të sotme, ku Fondi Monetar Ndërkombëtar projektoi për Kosovën rritjen më të ulët ekonomike në një dekadë.

“Qeveria e Kosovës ka bllokuar të gjitha projektet e mëdha kapitale në vend; ka refuzuar të adresojë inflacionin enorm tash e një vjet; ka keqmenaxhuar me secilën krizë të mundshme; e paranë publike vazhdon ta shpërndajë si lëmoshë dhe pa efekt. Ajo vazhdon të jetojë në një Kosovë paralele, ku përballueshmëria me jetë e mungesa e zhvillimit nuk gjejnë”, ka shkruar ndër tjerash Abdixhiku në reagimin e tij, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Pasditen e sotme e kalova në Gjilan. Aty së bashku me Lutën zhvilluam bashkëbisedimin e radhës me struktura tona partiake e me qytetarë të kësaj ane. Në këtë takim, fola për organizimin tonë politik e partiak, për rrugën që po ndërtojmë përpara, e për mobilizimin e gjithëmbarshëm që LDK po bën në të gjitha anët.

Mbi të gjitha, dëgjova brengën që secili qytetar kosovar ka sot. Kjo brengë ka për emërues papërballueshmërinë dhe pasigurinë. Brenga e njerëzve tanë është e vërtetë. E pavërtetë mbetet perdja e propagandës së pushtetit që pritshëm vazhdon të bjerë. Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi pandëshkueshmërinë e korrupsionit, sulmit ndaj mediave e ndërhyrjeve në gjyqësor, sot Fondi Monetar Ndërkombëtar projektoi për Kosovën rritjen më të ulët ekonomike në një dekadë. Qeveria e Kosovës ka bllokuar të gjitha projektet e mëdha kapitale në vend; ka refuzuar të adresojë inflacionin enorm tash e një vjet; ka keqmenaxhuar me secilën krizë të mundshme; e paranë publike vazhdon ta shpërndajë si lëmoshë dhe pa efekt. Ajo vazhdon të jetojë në një Kosovë paralele, ku përballueshmëria me jetë e mungesa e zhvillimit nuk gjejnë vend.

Do të vazhdoj takimet me qytetarë në çdo qytet e çdo fshat të Kosovës. Lidhja jonë merr kuptim vetëm kur flasim e bashkohemi nën një ide e qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat