Shala: PDK-ja e ka rimëkëmb sektorin energjetik, e hoqëm terrin

Aktuale

Shala: PDK-ja e ka rimëkëmb sektorin energjetik, e hoqëm terrin

Më: 20 prill 2022 Në ora: 23:38
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka rimëkëmb sektorin energjetik dhe e kemi harruar terrin, tha deputeti i PDK-së, Ferat Shala pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës pas dështimit të formimit të Komisionit Hetimor në lidhje me subvencionimin e energjisë.

Shala, deklaroi se PDK ka filluar projektet e para të energjisë alternative, si dhe kanë bërë ndërtimin kapaciteteve të para të erës në Dardanë e Shalë të Bajgorës.

“Të gjithë e dinë që PDK-ja ka hequr gjeneratorët nga familjet tona, dhe kur e kemi marrë pushtetin, 8 me 2 ka qenë raporti i territ dhe i dritës. Këtë e dinë shumë mirë qytetarët e vendit. Pastaj kemi filluar me të gjithë përgatitjen e legjislacionit, e kemi rimëkëmb sektorin energjetik dhe e kemi harruar terrin, kemi filluar projektet e para të energjisë alternative, kemi ndërtuar kapacitetet e para të erës në Dardanë e në Shalë të Bajgorës”, deklaroi Shala.

Gjithashtu, ai tregoi se gjatë periudhës kur Qeveria e PDK-së ka qenë në pushtet, afër 280 milionë euro kanë bërë investime në sektorin energjetik të KEK-ut.

“Partia Demokratike e ka marrë nga lufta, nga zero, nën zero edhe sektorin energjetik. Qeveria e PDK-së në krye me Hashim Thaçin kemi rreth 280 milionë euro investime në sektorin energjetik në KEK. Kemi hapur miniera të reja sepse kanë qenë të shkatërruara, kemi përmirësuar Kosovën B, kemi ndërruar filtrat e ndotjes së ajrit, e kemi kthyer në gjendje normale një gjigant të vjetër dhe e kemi mbajtur”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat