Për herë të parë asnjë i infektuar me COVID në Infektivë

Aktuale

Për herë të parë asnjë i infektuar me COVID në Infektivë

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:01
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me COVID-19.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me COVID-19.

Sa i përket pacientëve post-COVID-19, Klinika Infektive po i trajton 3 të tillë.

Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me COVID-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat