Kosova në BE? Ja si përgjigjen francezët, gjermanët, spanjollët dhe italianët

Aktuale

Kosova në BE? Ja si përgjigjen francezët, gjermanët, spanjollët dhe italianët

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Qytetarët e Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë në masë të madhe janë kundër anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në një sondazh të kryer nga “YouGov” mes 9 dhe 21 marsit dhanë përgjigje mijëra njerëz.

Vetëm 19 për qind e francezëve mendojnë që Kosova duhet të anëtarësohet në BE karshi 44 për qind që janë kundër. Kjo teksa në vitin 2018 ky raport ishte 13 me 56.

27 për qind e gjermanëve mendojnë se Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së teksa 41 për qind mendojnë të kundërtën. Gjatë vitit 2018 këto përqindje ishin 24 me 52 për qind.

Qasje më të mirë kanë qyterarët e Italisë dhe Spanjës.

Ani se qeveritarët e kësaj të fundit nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, 35 e spanjollëve të saj mendojnë se Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së teksa 27 për qind janë kundër.

Ndërsa italianët kanë pasur për qindje të afërt në përgjigjjet pro dhe kontra, ku 33 për qind janë pro dhe 35 për qind kontra.

Pjesë e sondazhit ishin 1,739 francezë, 2,045 gjermanë, 1,021 spanjollë dhe 1,020 italianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat