​Tahiri në PE: Kosova sa më parë të aplikojë në Këshillin e Evropës

Aktuale

​Tahiri në PE: Kosova sa më parë të aplikojë në Këshillin e Evropës

Më: 25 prill 2022 Në ora: 21:34
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri po merr pjesë në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai tha se është e rëndësishme që Kosova të përfundojë aplikimin sa më shpejt në këtë mekanizëm.

“Këshilli i Evropës është një organizatë e rëndësishme për vendet anëtare dhe vendet aspiruese, siç është Kosova, mirëpo edhe komplekse në funksionimin e saj. Sot, gjatë ditës, si në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, po ashtu edhe në dy komisione, atë për çështje sociale dhe Komisionin e partive anëtare të EPP-së, pash për së afërmi se sa e rëndësishme është që Kosova ta përfundojë aplikimin sa më shpejt. Përkundër faktit që diskursi i diskutimit në Këshill ishte Ukraina, e shoh si shumë të mundshme me një plan serioz, me një komunikim strategjik që Kosova të bëhet anëtare.

Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë takimet sikur sot me deputetë të Parlamenteve të ndryshme të vendeve Evropiane që na kanë njohur dhe ato mos njohëse”, shkroi Tahiri në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat