​Lajçak: Rajoni duhet të shfrytëzojë momentin për integrimin në BE

Aktuale

​Lajçak: Rajoni duhet të shfrytëzojë momentin për integrimin në BE

Më: 26 prill 2022 Në ora: 20:18
Pamje nga takimi

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi sot në forumin “BE përballë Ballkanit” në Sofje, se rajoni duhet të shfrytëzojë momentin për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Lajçak ka shkruar në Twitter se këtë e ka thënë në panelin me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Brega.

“Në panelin tim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Brega, theksova se tani kemi një momentum për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Rajoni duhet ta përdorë atë pa vonesë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat