Mehaj takon bashkatdhetarët në Gjermani: Ushtrinë e Kosovës do ta forcojmë së bashku

Aktuale

Mehaj takon bashkatdhetarët në Gjermani: Ushtrinë e Kosovës do ta forcojmë së bashku

Më: 26 prill 2022 Në ora: 23:46
Mehaj është takuar me bashkatdhetarët në Karlsdorf-Neuthard- Gjermani

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me bashkatdhetarët në Karlsdorf-Neuthard- Gjermani.

Ai tha se me ta ka diskutuar për proceset që po kalon Ministria e Mbrojtjes, duke thënë se “Ushtrinë e Kosovës do ta forcojmë së bashku”.

“Kontributi i mërgatës tonë në çlirimin e vendit ka qenë i çmueshëm e i pazëvendësueshëm. Askush më mirë se ta nuk e di se si duhet të ndërtohet ushtria, cilat janë nevojat e saj dhe sa e kushtueshme është. Prandaj, edhe mbështetja nuk ka munguar asnjëherë”.

“Diskutuam së bashku për të gjitha proceset, nëpër të cilat po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria e Republikës së Kosovës. I informova për të arriturat, sfidat dhe mundësitë që kemi. Mërgata e ka dëshmuar e po dëshmon që janë mbështetësit kryesorë të Fondit të Sigurisë, nuk ka kush që i ndal, nuk ka kush që i dezinformon e që vë në dyshim vullnetin e tyre”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat